Gazetar/e

Redaktorë/e

  • Pozita: Redaktor/e
  • Vende të lira: 2
  • Redaksia në Prishtinë
  • Përgjegjës për: Menaxhimin e planit të punës për politikat editoriale të redaksisë
  • Përvoja e kërkuar: minimumi 3 vjet përvojë në redaktim, 5 vjet në fushën e gazetarisë
  • Arsimi: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, Media dhe Komunikim, Juridik apo Ekonomik (e detyrueshme

Rreth Shqip.com:

Shqip.com është një media e re, e themeluar vetëm në korrik të 2021, por mbrapa qëndron një ide e vjetër.

Vlerat e Shqip.com qëndrojnë në gazetarinë objektive, por objektivitet brenda qëndrimit redaktorial. Shqip.com qëndron për neutralitet, por jo indiferencë. Qëndron për një alternativë të re në raport me faktet, por jo për fakte alternative.

Shqip.com mëton t’i përdorë në maksimumin e tyre mundësitë teknologjike, porse të ruajë konceptet e gazetarisë duke iu vënë në shërbim audiencës së vet dhe jo duke ia shërbyer audiencën ndonjë interesi të caktuar.

Përshkrimi i Përgjithshëm:

  • Ndihmon kryeredaktorin dhe bashkepunon me redaktoret tjere në menaxhimin e politikave redaktoriale të mediumit
  • Drejton mbledhjet ditore me stafin me qëllim të identifikimit të ngjarjeve ditore me rëndësi, duke dhënë ide për mënyrën e mbulimit dhe zgjerimit të tyre
  • Koordinon detyrat e punës së ekipit, duke u konsultuar për tema, prononcime, video, grafika dhe emisione
  • Kontribuon në caktimin e intervistave apo realizimin e tyre për nevojat e redaksisë
  • Redakton përmbajtjen duke ofruar reagime të menjëhershme, konstruktive dhe të drejta me qëllim të ofrimit të praktikave më të mira të gazetarisë
  • Mbikëqyrë dhe këshillon gazetarët
  • Vlerëson punën e personelit

Kualifikimi:

  • Përvoja e punës: minimumi 3 vjet përvojë në redaktim, 5 vjet në fushën e gazetarisë
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Arsimi: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, Media dhe Komunikim, Juridik apo Ekonomik (e detyrueshm)

Afati i aplikimit është deri me 30 Shtator 2022, Ora 16:00
Mënyra e Aplikimit: Elektronike duke plotësuar formë më poshtë

Për informata [email protected] ose +383 49 499 509

Aplikoni për këtë pozite: