Gazetar/e

Gazetarë/e të sporti

Rreth Shqip.com:
Shqip.com është një media e re, e themeluar vetëm në korrik të 2021, por mbrapa qëndron një ide e vjetër.

Vlerat e Shqip.com qëndrojnë në gazetarinë objektive, por objektivitet brenda qëndrimit redaktorial. Shqip.com qëndron për neutralitet, por jo indiferencë. Qëndron për një alternativë të re në raport me faktet, por jo për fakte alternative.

Shqip.com mëton t’i përdorë në maksimumin e tyre mundësitë teknologjike, porse të ruajë konceptet e gazetarisë duke iu vënë në shërbim audiencës së vet dhe jo duke ia shërbyer audiencën ndonjë interesi të caktuar.

Specifikat e punës për gazetar

  • Pozita: Gazetar/e i/e sportit
  • Vende të lira: 2
  • Redaksia: në Prishtinë
  • Përgjegjës për: Mbulimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve sportive
  • Përvoja e punës: së paku 2 vjet (e detyrueshme)
  • Arsimi: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, Media dhe Komunikim apo Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (e detyrueshme)
  • Kërkohen aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore (e detyrueshme)
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Gjuhët e tjera janë përparësi

Përshkrimi i punës:

Mbulon dhe shkruan për ngjarjet ditore sportive në vend. Për të njëjtat, bën përmbledhje të të dhënave të cilat mund të përcjellën në formë të grafikave statistikore apo dhe videove. Po ashtu realizon prononcime përmes telefonit, me qëllim të zgjerimit të lajmit.

Mbulon ngjarjet e rëndësishme sportive ndërkombëtare direkt, apo duke përkthyer  dhe përshtatur nga mediat kredibile ndërkombëtare.

Realizon tema të ndryshe, të cilat në konsultim me redaktorin përgjegjës me qëllim të realizimit kreativ vendoset që të zhvillohen përmes telefonit, videove apo foto albumeve. Artikujt origjinalë duhen të jenë të mbështetur në burime të ndryshime informacioni dhe kredibile.

Afati dhe forma e aplikimit

Afati i aplikimit është deri me 30 Shtator 2022, ora 16:00.

Aplikimi pranohet vetëm online  duke plotësuar formën me poshtë. (http://jobs.shqip.com)

Vetëm kandidatet e kualifikuar do te ftohen për intervistë.

 

Aplikoni për këtë pozite: